Kosovë

Dy ditë me radhë Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ndërkaq, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 3.012 mostrave. Nga kjo shifër, del se një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, përkatësisht, në kryeqytetin e Kosovës janë regjistruar nëntë raste të reja.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 95 pacientë, njoftoi IKSHPK-ja.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.239, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 3.631.