BallinaMaqedoni

Durmishi-Bolat: Shkëmbimi tregtar Maqedoni e Veriut-Turqi sivjet më i lartë se vitin e kaluar!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, në të cilën u diskutua për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Durmishi theksoi se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues.

“Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë”, tha Durmishi në takim dhe shtoi se në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë arrin në 747.5 milionë euro, që është një rritje prej 10.4% krahasuar me 10 muajt e parë të 2023 Ministri Durmishi nënvizoi se investimet turke në Maqedoni gjithsej janë rreth dy miliardë euro. Investitorët turq përbëjnë 38 për qind të totalit të investimeve të huaja në vend. Turqia është partneri ynë i pestë për sa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë.

Palët në këtë takim iu referuan edhe për mundësive për bashkëpunimit mes dy vendeve, ku një herit u bë apel për rritjen e investimeve.