Duke ndejtur në mal nën hije të thanës erdh një kardiohirurg e më tha se pasi dëgjova platformën erdha nga Gjermania
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ishte mysafir në “click plus”.
Në pyetjen se: A bëhet punë pa pasur librezë partiake, kështu përgjigjet kreu i Bdi – së.
Ahmeti: Këto janë lajme të rrejshme, hiç më shumë se dje dola të pushojë në mal dhe më kishte gjet një kardiohirurg që punonte në klinikën e Frajburgut, unë rija nën hije të thanës dhe vinë tre djem të ri, ai ishte kardiohirurg dhe kishte dëgjuar për platformën të cilën unë e kam paraqit para opinjonit dhe ka ardhur nga Gjermania.
Ai bënte operacione nga më specifike në klinikën e Frajburgut, dhe i them hajde këtu se këtu e ke vendin do të thotë se me një takim 5 minuta e ka emrin Fatos Ballazi ai do të vi këtu ai do të ndihmojë këtu ashtu siç ka ardhur Naser Nuredini kanë braktisur jetën më të majme më të begatë me rroga më të larta që të kontribojë ketu.