Kolumna

Duhet të ju bien maskat atyre që u pasuruan me gjakun e të tjerëve

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Kanë filluar të iu bien maskat dyftyrëshave të pabesëve, pakurrizorëve, tradhëtarëve , karieristave, zhvatësve të popullit, mitmarrësve dhe…

E drejta vonon, por asnjëherë nuk harron. Kanë filluar të tillëve të ju bien maskat dhe të ju duken ftyrat e ndyta së bashku me fytyrat e zagarëve e tyre. E po një gjë e këtillë nuk shkon gjithmonë. Të pasurohesh me djersën e popullit. Të pasurohesh me gjakun që kanë derdhur të tjerët nuk shkon.

Hajnia nuk i ka shkuar askujt deri në fund. Gjithëkush mundohet që të e përfundojë jetën në këtë botë faqebardhë e jo faqezinj dhe i turpruar. Unë nuk mbaj në mend, por edhe historia nuk mbanë mend se që hajnave, të pabesëve dhe klyshve të tyre nuk ju ka ardhur dita që të ju bien maskat dhe të ju duket tradhëtia e tyre që i kanë bërë të tjerëve për intresat e tyre personale.

Unë nuk kam nguruar dhe asnjëherë nuk nguroj të shkruaj për të tillët, sepse nuk kam jetuar asnjëherë me ate se duhet të e mbroj të keqën që e bëjnë faqezinjtë me kurthat dhe me tradhtitë e tyre për ti realizuar synimet dhe ambiciat e tyre karieriste me anë të tradhtisë dhe…

Ka ardhur koha që të iu hiqen maskat individve dhe grupeve të individve që veprojnë me tradhtitë e tyre për të i realizuar ambiciet e veta. Sipas meje maskat duhet t të tyre personale të ua heqim të tillëve së bashku me zagarët spiuna që i presin miqtë e tyre në besë duke u bë servila dhe puthadorësh për interese.

Edhe njëherë po e potencojë se ka ardhur koha që këtyre maskarenjve të ua heqim maskat, të i luftojmë deri në fund për të këqija që i kanë bërë dhe po i bëjnë popullit të tyre, kombit dhe atdheut për intreset e tyre. Duhet të zbulohen dhe të nxirren me emra dhe mbiemra kodoshat e tillë së bashku me servilat dhe zagarët e tyre që po shkelin mbi djerësën dhe gjakun e të tjerëve.