Maqedoni

Dudush: LSDM dhe VMRO na ofruan vetëm post drejtorie, prandaj shkuam me BDI-në

Kurto Dudush ka zbuluar detaje nga marrëveshja mes Unionit të Romëve dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, për tu bashkuar në Frontin Europian.

Dudush tha se LSDM dhe VMRO ia ofruan romëve atë çfarë kanë bërë vite më parë – poste drejtori. Sipas tij, kjo do të kënaqte vetëm dëshirat e disa individëve.

Në “10 minuta” në TV21, Dudush tha se shkuan me BDI-në në koalicion, sepse partia e integristëve iu ofroi poste nga të gjitha nivelet –

“Që nga niveli ligjvënës dhe të gjitha më poshtë”, tha Dudush.