Dude Balje kujton 28 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës (Foto)
Me aktivitete të shumta, komuniteti boshnjak në Kosovë ka shënuar 28 vjetorin e Gjenocidit të Srebrenicës. Në këto aktivitete ka marë pjesë edhe deputetja boshnjake, Dude Balje, duke shperndarë foto në rrjetet sociale.
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.
Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë,[8][9] si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.[10][11]
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid (popullvrasje).
Fotot në Link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02sMTgWHMxiVpNoZHNG51dJFo95xkMhXrKqrdeZcTfwnhyj7A64hegxKQ3hvLSFgHGl&id=100004595311091&mibextid=qC1gEa