June 22, 2024
Maqedoni

Dritan Ismaili-zyrtar i lartë me zemër të madhe që dhuron gjak

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Dritan Ismaili ka bërë sot një gjest human duke dhuruar vullnetarisht gjakë, shkruan portali DOKTOR5.MK

Ai ishte i shoqëruar me bashkëpuntorët e tij të ngushtë.

Gjesti i sotëm i dhurimit vullnetar, paraqet një mesazh të fuqishëm human se të gjithë qytetarët e Maqedonisë me shëndet të mirë duhet të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e pacientëve hallexhinjë.

Ndryshe, Dritani ka zgjedhur profesionin e mjekësisë,të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke qenë i bindur se është i gatshëm që të kontriboj edhe më shumë në pozitën e zyrtarit të lartë te kabineti i ministritë të suksesshëm, Venko Filipce për të bërë planet më të mira në fushën e shëndetësisës që janë të domosdoshme për të avancuar shërbimet shëndetsore tek pacientët dhe për të modernizuar objektet shëndetsore publike në Maqedoninë e Veriut.

Dritan Ismaili ka mbaruar me sukses të dalluar menaxhimin e pandemisë me COVID 19, ku në krye të detyrës ishte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, ndërsa aiishtë në stafin drejtues për të zbatuar vendimet dhe rekomandimet.

Dritan Ismaili ka studiuar mjekësinë-stomatologji në Universitetin më të mirë në Shkup në Maqedoni, ndërsa ika qenë menaxher i jashtëzakonshëm më parë në Kosovë duke përfaqësuar komapaninë prestigjioze farmaceutike ALKALOID.

Në afat rekord ka sjellur rezultate mbresëlënëse në Kosovë, ku njerëz eminent të fushës së shëndetësisë kanë vërejtur talentin e rrallë të menaxherit të dikurshëm, se një ditë do të bëhet zyrtar i lartë në Mininstrinë e Shëndetësisë dhe do të jetë gardian për shërbime më kualitative dhe më të shpejta shëndetësore .

Dritan Ismaili, një personalitet i lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Gostivarit, që vjen nga një familje me tradita dhe vlera njerëzore, njihet nga të gjithë për bujarinë e humanizmin që e karakterizon familjen nga babai i tij.