Maqedoni

Drejtori Shpend Tairi takohet me ambasasorin e Kosovës, bisedohet për shtetasit e Kosovës në burgun e Idrizovës

Drejtori i Burgut të Idrizoves Shpend Tairi, i shoqëruar nga Zevendës Drejtori Fehmi Jonuzi, kanë qëndruar në Ambasadën e Kosovës, ku janë pritur nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
“Gjatë takimit në fjalë, u bisedua rreth kushtëve te të burgosurve në Burgun e Idrizovës me interesim të veçantë për shtetasit e Kosovës që vuajnë dënimin në Idrizovë. Drejtori i Burgut të Idrizovës premtoi se angazhimi i tij është maksimal që të burgosurit të mund të gëzojnë kushte sa me të mira.
Me këtë rast, ambasadori Qehaja, falënderoi Drejtorin Tahiri mbi rolin rolin pozitiv që po zhvillon në Burgun e Idrizovës”, njoftoi drejtori Tairi.