Drejtori i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi, i ftuar në Kongres në Tiranë
Sot, në cilësinë e drejtorit gjeneral të Postës së Maqedonisë së Veriut, isha i ftuar të marr pjesë në Kongresin e 3-të të organizuar nga Federata e Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë, njoftoi drejtori i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi.
Ai u shoqërua nga kryetari dhe nën kryetari i sindikatës së Maqedonisë, Boro Veligdenov dhe Hasan Murati, shkruan lideri.mk.
“Në këtë eveniment ndamë ide të reja dhe diskutime mbi zhvillimin e sektorit. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i sindikatave të transportit nga SHBA, Steven McLaud, që kontribuoi me eksperiencën e tij.
Dëshiroj të uroj kryetarin e posa zgjedhur,
z.Tonin Gjini, për sukseset e ardhshme dhe punën e mbarë që do të bëjë në këtë pozicion.
Ky kongres ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona dhe për të promovuar bashkëpunimin në fushat postare të transportit dhe telekomunikacionit”, njoftoi drejtori i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi.