Drejtori i burgut nga Alternativa i shpëton jetën pjesëtarit të “Grupit të Kumanovës”
Bunjamin Murtezi
Keni lexuar një lajm se një pjesëtari të “Grupit të Kumanovës” iu është keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe ka ardhur deri në pozitën e mbijetesës? E dini se si shpëtoi i njëjti? Me intervenimin e drejtorit të burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi, drejtor nga radhët e Alternativës.
Funksionari, aktivisti dhe anëtari i Alternativës di të bëjë dallim për gjërat që janë me urgjencë dhe për gjërat për të cilat duhet intervenuar. Alternativa është zotuar se do të interesohet thellësisht për gjykim ndërkombëtar si dhe trajtim të drejtë për anëtarët e “Grupit të Kumanovës”. Nuk ka aktivist dhe funksionar nga kjo parti që nuk e ka para vetes këtë prioritet.
Mund të ndodhin shumë gjëra, shumë nevoja, shumë kërkesa, por prioritet mbi prioritetet për Alternativën është jeta dhe trajtimi i drejtë i pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” si dhe të gjitha rasteve të montuara politike që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me shpëtu një jetë njeriu është si me shpëtu tërë njerëzimin. Ky është parimi i aktivistit të Alternativës.
E di se këtë lajm që po e komentoj shkurt do të dëshironi ta zhdukni, do të dëshironit që i njëjti të mos ekzistonte. E di se shumë pak e përmendni, madje në mediet tuaja as që e merrni mundimin për të shkruar dicka rreth tij. Por me ose pa dëshirën tuaj, gjërat e mira, parimet, vlerat në të cilat beson Alternativa dhe për të cilat punon fuqishëm do të dalin në pah.
Gjithmonë do të ketë një shteg i cili do të dëshmoje për të drejtën, të bukurën dhe realen. Keni dëgjuar për zogun që tentonte ta shpëtoj Ibrahimin a.s. e që i ndihmoj edhe ushtrisë së Sulejmanit a.s.? Zog, kapacitet tepër i vogël i mbajtjes së peshës, por mision tepër të madh.
Në partinë politike Alternativa, secili anëtar është një zog shpresdhënës i cili tenton që t`ia shpëtoje jetën njerëzve tjerë. Nuk mund që të ketë as edhe një anëtarë i cili do të tentoje ta punoje dhe mendoje të kundërtën.
Një duartrokitje për drejtorin e burgut të Idrizovës. Mos harroni, është zog, aktivist, anëtar dhe funksionar i partisë politike Alternativa. Mbajeni mend mirë këtë fakt.