Drejtori Bekim Emini përmirëson padrejtësinë disavjeçare, avancon kuadrot në Agjencinë për Investime të Huaja
Drejtori Bekim Emini ka njoftuar sot për avancimin e kuadrove në Agjencinë për Investime të Huaja, kuadro që kishin moti kohë kishin plotësuar kushtet ligjore për avancim, por kishin mbetur ende në pozitat e mëhershme. Avancimi bëhet në kuadër të sistematizimit të ri në këtë Agjenci.
“Këta njerëz i takova së pari herë para njëmbëdhjet muajsh, kur e mora detyrën e Drejtorit të Agjencionit për Investime te Huaja dhe promovim Exportit.
Shumica e tyre, edhe pse kishin bërë disa vite përvojë pune dhe duhej të avancoheshin, konform detyrimeve ligjore, ata kishin mbetur po në ato pozicione qëkur ishin punësuar.
E, pas një përpjekjeje të gjithë kabinetit, ia dolëm që ta përpilojmë sistematizimin e ri dhe, në bashkëpunim me kolegët e tjerë, sot sapo i ndava vendimet për avancimin e tyre në kuadër të Drejtoris Agjencionit për Investime te Huaja dhe promovim Exportit”, deklaroi Emini pas këtij vendimi të rëndësishëm për të punësuarit në Agjenci.
Ai poashtu ka falënderuar kuadrot që kanë shërbyer me serioizitet gjatë karrierës në punë.
“Mua më vjen mirë që kisha mundësi të ndihmoj në këtë proces dhe, ndonëse ata janë mirënjohës e falënderues për këtë arritje, unë dua t’i falënderoj që për kaq vite i kanë shërbyer me kaq devocion e përkushtim Agjencionit për Investime te Huaja dhe promovim Exportit në vendin tonë.
Urime dhe suksese!”, tha drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja, Bekim Emini.