June 28, 2024
Maqedoni

Dramë e përgjakshme në Idrizovë: Polici i burgut përfundoi në spital

Një person i dënuar 26 vjeçar, sot fizikisht me gjësend të mprehtë e ka sulmuar një polic në Burgun e Idrizovës. – “Me datë 23.12.2022 rreth orës 09:00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup Bugru i Idrizovës, është raportuar se i dënuari M.M.(26) nga Tetova, fizikisht dhe me objekt të mprehtë e ka sulmuar policin e burgut, i cili menjëherë pas këtij rasti, eshte derguar ne spital, per dhenien e ndihmes mjekesore”, kane thënë për “KURIR”, zyrtarë te MPB-së.