Maqedoni

Dr. Omer Xhemaili dhe dr. Musa Krasniqi, kanë prekur majat e suksesit në vendet perendimore!

Në fluturimin e fundit (me aeroplan të JAT- it për në Beograd) që ka mundur të realizohet nga aeroporti i Sarajevës pas bombardimit të qytetit më 2 prill 1992, kanë qenë edhe dy shqiptar, që më vonë do të shquhen ndërkombëtarisht me të arriturat e tyre në fushën e mjekësisë: Dr Omer Xhemaili dhe dr Musa Krasniqi, të cilët kanë prekur majat e suksesit në vendet perendimore.
Dr. Omer Xhemaili si kardiokirug në Zvicër, kurse dr Musa Krasniqi si gjinekolog në Danimarkë, me suksesin e të cilëve krenohen jo vetëm shqiptarët e vendet nga vijnë por edhe vendet ku punojnë.
Ata nuk e njihnin njëri – tjetrin, por për fatin e tyre të përbashkët lufta i zuri në Sarajevë.
Të parin si student i mjekësisë, kurse tjetrin si specializant për gjinekologji në të njëjtin Univerzitet.
Që të dy kanë dëshirë ta bartin eksperiencën e tyre dhe të kontribuojnë në vendlindje, madje mu aty ku kanë përjetuar refuzimin. Dr. Omer Xhemali nuk është pranuar të studjoj në fakultetin e mjekësisë në Shkup, kurse dr. Musa Krasniqit i refuzohet bashkëpunimi në një projekt që do ta bënte klinikën univerzitare të gjinikologjisë në Prishtinë me renome ndërkombëtare.
(Dikujt mund t’i marrësh diçka me zor por  jo t’i japësh.Prandaj, si jemi, punët i kemi).
Koinçidencë tjetër (me pasoja që nuk mund të paramendohen) do të ishte “fati i tyre i hidhur “ sikur ta dinte Serbia se sa këta dy do ta ngritnin imazhin e shqiptarit në botë, duke ua shtuar krenarinë gjithë shqiptarëve.
Dr. Omer Xhemaili dhe dr. Musa Krasniqi gëzohem që shpëtuat nga lufta në Bosnje dhe ju paçim me jetë të gjatë e me shumë suksese tjera në jetë!Respekt!
Krenar me Ju!
Ibrahim Xhemajli