Dr. Mahmut Çevik jep përkrahje në projekte të reja – TIKA me 116 projekte të realizuara në Kroaci
Dr. Mahmut Çevik jep përkrahje në projekte të reja – TIKA me 116 projekte të realizuara në Kroaci
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, ditë më parë në Zagreb të Kroacisë, në mënyrë solemne ka bërë hapjen e shtëpisë së të moshuarve “Shën Jusuf”.
Në këtë hapje solemne të shtëpisë së të moshuarve, projekt i realizuar nga zyra e TIKA-s në Zagreb, pjesëmarrës ishin ambasadori i Republikës së Turqisë në Zagreb, Yavuz Selim Kıran dhe nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, së bashku me përfaqësues shtetëror kroatë.
“Shën Jusuf” shtëpia më e vjetër e të moshuarve në Kroaci
Në këtë ceremoni u potencua se “Shën Jusuf” është shtëpia më e vjetër dhe me kapacitet më të lartë të të moshuarve të Kroacisë, ku banojnë afro 750 të moshuar, ndërsa ambasadori i Republikës së Turqisë në Zagreb Yavuz Selim Kıran dhe nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, kanë biseduar një nga një me të moshuarit që qëndrojnë në këtë objekt, duke dëgjuar problemet me të cilat ballafaqohen banorët e shtëpisë.
Gjithashtu, stafi menaxherial i shtëpisë “Shën Jusuf”, ka ndarë edhe një mirënjohje për ambasadorin turk z. Kıran.
TIKA me 116 projekte të realizuara në Kroaci
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, gjatë këtyre viteve të ekzistimit të saj në Kroaci, deri më tani ka realizuar 116 projekte, ndërsa shtëpia e të moshuarve në Zagreb, “Shën Jusuf”, e cila u hap në vitin 1989, ofron shërbime për 750 të moshuar.
Ambasadori turk Kıran dhe nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik pjesëmarrës në ditët e kulturës boshnjake
Ambasadori Kıran dhe nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ishin pjesëmarrës edhe në eventin e ceremonisë së përkujtimit të 20 vjetorit të pakicave, me ç’rast ata në eventin “Ditët e Kulturës Boshnjake” bën thirrje për unitet dhe solidaritet mes popujve.