Dr. Irfan Ismaili mbrojti me sukses doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup
Dr. Irfan Ismaili, pas specializimit dhe subspecializimit, sot para komisionit në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë – Universiteti “Shn. Qirili dhe Metodij” mbrojti temën dhe mori titullin DOKTOR I SHKENCAVE TË MJEKËSISË, shkruan portali Lideri.mk.
De. Irfan Ismaili është emër i njohur për opinionin, kurse në vitin 2021 u votua si mjeku më i mirë në Pulmologjinë e Shkupi.
“Klinika për Pulmologji në Shkup ka vlerësuar punëtorët më të mirë për vitin 2021, kur përmes një votimi të fshehtë kolektivi zgjodhi Irfan Ismailin mejku më i mirë në vitin 2021 në Klinikën e Pulmologjisë”, patën raportuar mediat asokohe./Lideri