Maqedoni

Dr. Ilir Shabani nga Kumanova mori pjesë në transplantimin e parë të gishtave në Klinikën e Ortopedisë-Shkup

Ilir Shabani, mjeku nga Kumanova, që mori pjesë në transplantimin e parë në Klinikën e Ortopedisë

Mjeku kumanovar, Ilir Shabani ishte pjesë e ekipit që kreu transplantimin e parë në klinikën e Ortopedisë me implant, kockë nga një donator i ndjerë, e cila u implantua në dy gishta te një fëmijë, raporton Open-TV.

Transpantimi ishte I suksesshëm. Për herë të parë në vendin tonë është kryer një lloj i tillë transplantimi dhe fëmija ka një ecuri të rregullt pas operacionit.

“❤️ Transplantim i suksesshëm në Klinikën e Ortopedisë, me implant, pra kockë nga një donator i ndjerë, e cila u implantua në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brahidaktili.

👉 Për herë të parë në vendin tonë është kryer një lloj i tillë transplantimi dhe fëmija ka një ecuri të rregullt pas operacionit.

-Shpreh mirënjohje të veçantë dhe përgëzime për gjithë ekipin e udhëhequr nga dr. Danica Popovska dhe doc. dr. Ilir Shabani, si dhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në këtë transplantim – dr. Liljana Angeleska, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Filip Vidoevski, instrumentaret Suzana Pejçinovska, Arjeta Memeti, anesteziologja Menka Dojçinovska, teknologu radiologjik Kreshnik Shehu dhe gipsierja Irena Galevska. Do të vazhdojmë me një ritëm edhe më të fortë së bashku me të gjithë faktorët për të ngritur ndërgjegjësimin për këtë akt më të lartë të humanizmit – theksoi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantimin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Open-TV).