Maqedoni

Dr. Arsim Idrizi: Nuk premtojmë, por nëse nuk punojmë, na dënoni me votë pas katër viteve

Ne nuk premtuam para qyetarëve të fshatit Nikushtak, por dëgjuam brengat e tyre se sa të vështirë ua bëjnë jetën pushtetarët atyre, si ata lokal poashtu edhe ata qendrorë.

“Edhe atë pak punë që e bëjnë siç thotë populli “shkel e shko” sa për të marrë votë, duke i ndarë sipas bindjeve partiake” tha i mllefosur, njëri nga banorët e fshatit.
“Ne u tham atyre se, nuk premtojmë, por nëse nuk punojmë, na dënoni me votë pas katër viteve”, tha kandidati për kryetar nga koalicioni, AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët, Dr. Arsim Idrizi, para qytetarëve në fshatin Nikushtak.

Rretho numrin 6 dhe bëhu pjesë e ndryshimit në vendin tënd!
#pastër