Dora e djathtë e Sali Berishës takohet me Donald Trump
Belind Këlliçi, i cili konsiderohet Dora e djathtë e kryetarit të PD, Sali Berisha, është takuar me ish presidentin Donald Trump. Takimi është realizuar në SHBA, raporton bashkëpunëtori I portalit Lideri.mk atje, Ylber Pilku.
Siç mer vesh bashkëpunëtori ynë në SHBA, Trump dhe Këlliçi kanë biseduar edhe për kryetarin e PD, doktor Sali Berisha, duke e dënuar bashkërishy arrestin e tij shtëpiak. Trump dhe Këlliçi kanë shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane. 🇦🇱🇺🇸
Belind Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015. Në vitin 2022, Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike. Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 është kthyer në Shqipëri./Lideri