Maqedoni

“Dora e Artë” gëzon skamnorin maqedonas në këtë ditë Ramazani

Bamirësia nuk njeh dallime mbi asnjë bazë, e aq më pak të dy etniteteve që bashkëjetojnë në një shtet. Ky është “Чичко Мато”(xhaxhi Mato), për të cilin jo më larg se dje mediumet e ndryshme maqedonase e publikuan si rast i rëndë social, i cili kishte ngelur i vetmuar dhe pa asnjë të ardhur financiare, madje në të shumtën e rasteve edhe pa kafshatën e gojës. Ne si “Dora e Artë” vizituam këtë njeri duke ia shtrirë dorën e mëshirës, pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit me shpresë që sadopak t’ia zbusim zemrën dhe gjendjen sociale.

P.s. foto nuk është për reklamë, ndryshe deri sot sipas parimit tonë të respektit për dinjitetin njerëzor asnjë nevojtarë nuk është fotografuar, por kjo foto është dëshmi që populli jonë është zemërgjërë dhe bujar jo vetëm për të vetin, po edhe për çdokënd që e dëshiron nevoja. Njëashtu me këtë foto dëshiruam që të bëjmë apel deri te të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar që ta ndihmojnë këtë njeri, mund ta vizitojnë dhe ti ndihmojmë në këtë numër të celularit 075741927.