Donald Trump u betua si Presidenti i ri i SHBA-ve: “Epoka e Artë e Amerikës fillon tani”
Donald Trump dhe JD Vance janë betuar si Presidenti dhe zv.presidneti i SHBA-së.
Ai betohet të “ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën.
Është hera e parë që nga vitet 1890 që një president i cili u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.
Në betimin e tij Trump tha: “Betohem solemnisht se do të veproj me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të ruaj e mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara në maksimumin e mundësive të mia”
Trump përdori biblën e presidentit revolucionar amerikan Abraham Lincoln teksa bëri betimin e tij nw Capital Rotunda.
“Epoka e Artë e Amerikës fillon tani”/ Trump mban fjalën e tij të parë si President i SHBA-së: Vendet e tjera do na kenë sërish zili
20/01/2025 18:14
Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me republikanin që mori detyrën pas betimit të tij në Capitol.
Në fjalën e tij hapëse, ai falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke përfshirë gjithashtu dhe të gjithë presidentët e mëparshëm që ishin prezent në betimin e tij, nga Clinton te Biden.
Ai u shpreh se “Epoka e Artë” e Amerikës fillon tani dhe se vendet e tjera do ta respektojnë sërish SHBA-në.
“Faleminderit shumë të gjithëve, zv.presidenti Vance, presidenti Clinton, presidenti Bush, presidenti Obama, presidenti Biden, zv.presidentja Harris dhe qytetarët e mi. Epoka e Artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë e më pas, vendi ynë do të respektohet sërish në të gjithë botën. Të gjithë vendet e tjera do të na kenë zili dhe nuk do t’i lejojmë ato që të përfitojnë nga ne. Thjesht do të vendos Amerikën të parën. Prioriteti ynë kryesor është që të krijojmë një vend krenar dhe të lirë.
Amerika do të jetë së shpejtë më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë”, tha ndër të tjera Trump.
“U përpoqën dhe t’më hiqnin qafe por Zoti më shpëtoi për një arsye”/ Trump i drejtohet amerikanëve: Do rikthej sigurinë dhe paqen tuaj
“Zgjedhja ime së fundmi është një detyrë për ti dhënë vendin të gjitha padrejtësive dhe për ti kthyer njerëzve drejtësinë dhe lirinë e tyre. Në këto vite jam testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. Janë përpjekur edhe të më marrin jetën Jeta ime u shpëtua për një arsye nga zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe.
Prandaj çdo ditë në administratë do të punojmë për të tejkaluar çdo krizë më fuqi dhe forcë. Do të rikthejmë shpresën sigurinë dhe paqen për çdo qytetar amerikan. Sot është dita e lirisë. Është shpresa ime që kjo presidencë do të kujtohet si më e madhe në historinë e vendit tonë. Fitorja jonë tregoi se populli është i bashkuar. Kemi marrë votën e miliona amerikanëve, dua t’ju falënderoj për dashurinë. Nuk do ta harroj këtë, e kam dëgjuar zërin tuaj”-u shpreh ndër të tjera Trump.