Shqipëri

Dollenberg: Të gjitha vaksinat, janë të efektshme! Efekte anësore të papërfillshme, qytetarët të mos kenë frikë

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg tha se të gjitha vaksinat, përfshirë edhe atë ruse e kineze, janë të efektshme për të luftuar COVID dhe se qytetarët duhet të heqin dorë nga fikurat e tepruara dhe të bëjnë vaksinën në mënyrë që t’i jepet fund me pandemisë. Në një intervistë për Report Tv, Dollenberg përgëzoi përpjekjet e sigurimit të vaksinave, ndërsa tha se nëse vaksinimi masiv nuk ndërpritet dhe respektohen masa antiCOVID sezoni i verës do të jetë më i lehtësuar.

Ajo tha se nuk ka vaksina me 0 % efekte anësore dhe se lajmet negative që dolën për AstraZeneca se shkakton trombozë i cilësoi shumicën e tyre të pavërteta. Sipas studimeve të bëra në Gjermani, Dollenberg u shpreh se nuk janë gjetur lidhje serioze mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozave.

“Lajmet negative për efektet anësore të AstraZeneca nuk janë të vërteta një pjesë e madh e tyre. Kemi një probabilitet 0.05 % për të shfaqur efekte anësore dhe se nuk ka asnjë vaksinë që të ketë o % efekte anësore. Nga hetimet doli se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës, por këto lajme krijojnë pasiguri. Do të përgëzoja Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri që nuk ka ndaluar përpjekjet për të siguruar vaksinën dhe qytetarët që janë vaksinuar të luftojnë duke respektuar masat për t’i dhënë fund pandemisë. Të mos bëhet asnjë reklamë e keqe dhe prishje e imazhit pasi të gjitha janë vaksina që kanë një efikasitet të pranueshëm për t’u mbrojtur nga pandemia përfshirë dhe atë ruse e kineze. Të harrojmë frikërat e tepruara dhe le të ecim para me vaksinimin dhe zbatimin e masave”, tha Dollenberg.