Maqedoni

Doktoroi prokurorja Fatime Fetai

Prokurorja Publike Fatime Fetai ka bërë të ditur se ka marë titullin Doktor Shkencash, pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës me temën “Argumenti kryesor në praktikë – sfidat dhe dilemat” në Fakultetin Juridik “Justinian Prima”.

Përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, në mbrojtje e temës ishin të pranishëm dhjetëra kolegë – gjyqtarë, prokurorë, avokatë. Me mbrojtjen e disertacionit, Fetai mori titullin më të lartë akademik – doktor shkencash.

Fetai tani është anëtare e Prokurorisë së Lartë-Shkup, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike në ekipin e Katica Janevës./Zhurnal