Kosovë

Doktorit të arrestuar të enjten në Podujevë i përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohet për trajtim

Doktori nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, Ibrahim Hoti, i arrestuar mbrëmjen e se enjtes është dërguar nga qendra e paraburgimit për trajtim shëndetësor.

Klan Kosova mëson se Hotit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çfarë është dërguar për trajtim mjekësor, i shoqëruar nga policia.

Ai është arrestuar me dyshimin se nuk e ka marrë për trajtim një pacient.

Lidhur me këtë ka reaguar këtë të premte Oda e Mjekëve të Kosovës që e ka cilësuar si të padrejtë ndalimin e tij dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.