Doktori superhero i ngjarjes së Llaskarcës kandidat për kryetar të Komunës së Çairit
Zgjedhjet lokale sa vijnë dhe po afrohen subjektet politike kanë nisur përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave. BDI-ja qeveritare ende nuk ka bërë të ditur kandidatët për kryetar komunash, por zyrtarë nga kjo parti kanë deklaruar se përsëri do të jenë favorit në zgjedhjet lokale.
Siç mëson Monitor.mk Lëvizja BESA në Komunën e Çairit do të kandidojë me mjekun e njohur, Ridvan Bajrami njëherit edhe drejtor në klinikën toksikologjike në Shkup. Siç mësohet, Bajrami ka mbështetje brenda strukturave partiake edhe pse ai njihet në opinion edhe si mjek i suksesshëm, e në veçanti u bë i njohur gjatë tragjedisë së “Llaskarcës”. Ende nuk dihet se nga cilat subjekte politike do të ketë përkrahjen, por sipas po të njëjtave burime Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të garojë e vetme.