Doktor Amir Elezi mori detyrën e Drejtorit të Institutit për Mjekësi Transfuzive
Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju lajmin se kam marrë detyrën si Drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive, njoftoi drejtori i ri i këtij instituti, dr. Amir Elezi.
“Përkushtimi im është të punoj ngushtë me ekipin tonë dhe me të gjithë bashkëpunëtorët për të siguruar shërbime të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë pacientët. Faleminderit të gjithëve dhe veçanërisht kryetarit të Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi për mbështetjen dhe besimin”, deklaroi Elezi me rastin e marjes së detyrës.