Doganat e Maqedonisë ende nuk kanë dhënë përgjigje pozitive për lehtësime për diasporën në kufi
Në maj të këtij viti, Kabineti im, dorëzoi një shkresë deri te Drejtoria Doganore me propozim për lehtësimin e disa shërbimeve për diasporën tonë, njoftoi ministri i diasporës, Xhemail Çupi. Ai swaron se kanë kërkuar nga Dogana hapjen e korsieve të posaçme në pikat kufitare për mërgimtarët tanë, veçanërisht gjatë pushimeve verore ku realisht ka për nevojë më të madhe për t’i ndihmuar ata dhe për të shmangur pritjet e tepërta.
“Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet tona, deri më tani nuk kemi mundur të marrim përgjigje pozitive dhe të sjellim ndryshime, gjegjësisht lehtësim të rrethanave për diasporën gjatë hyrjeve në vendin amë, kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdojnë përpjekjet tona, por me një shpresë në një të ardhme të afërt do të gjendet një zgjidhje e pranueshme që nuk do të binte ndesh me kuadrin ligjor në lidhje me zbatim të barabartë të hyrjeve-daljeve në pikat kufitare për të gjithë personat”, njoftoi Çupi.