Rajon - Botë

Dodik kërcënon Bosnjë Hercegovinën: Do ju djeg flamurin, mos e sillni këtu

Milorad Dodik ka komentuar sot 9 janarin, e cila sipas tij është një ditë mitike për Republikën Srpska.

“Tani i shqetëson befas dhe ata dolën me një histori që përkonte me një festë fetare. Është më mirë të mos e sjellin flamurin e Bosnjë-Hercegovinës në Republikën Srpska se kështu nuk kemi çfarë të djegim”, tha Dodik.

“Për ne është e papranueshme që dikush të imponojë diçka. Christian Schmidt është i patronizuar nga ambasadori amerikan por kjo nuk do të thotë asgjë. Një ditë çdo gjë do të jetë antikushtetuese dhe e paligjshme”, tha Dodik.

Reagimi vjen pas deklaratës së ministrit të brendshëm boshnjak që e cilësoi provokim shfaqjen e flamurit të Republikës Srpska në objektet ortodokse.

“Shfaqja e flamurit të Republikës Srpska në objektet ortodokse në një ditë që kujtohet si dita e fillimit të gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë, nuk është gjë tjetër veçse një provokim”, u shpreh ministri Federal i Punëve të Brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak.