Maqedoni

Do të shtypen para të reja 100 denarëshe, tenderin e fitojn rusët

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut pritet të shtyp banknota shtesë prej 100 denarëve dhe se tenderi është fituar nga kompania ruse “Goznak”.

Nga ky tender rusët përfitojnë 400 mijë euro dhe se në plan janë paraparë të shtypen 20 milionë copë banknota nga 100 denarë, përcjell INA.

Vlera e përgjithshme e këtyre parave që do të lëshohen në treg është përafërsisht 32.5 milionë euro.

Banknotat e reja do të zëvendësojnë të vjetrat që janë të dëmtuar dhe se nga BPM kanë thënë se nuk bëhet fjalë për mungesë të këtyre banknotave. (INA)