Do të rikandidojë për kreun e PD? Basha: Gjithnjë vë interesin e demokratëve të parin
I pyetur nëse do të rikandidojë për të drejtuar Partinë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh për gazetarët se e ka treguar se “vendos interesin e demokratëve përpara interesave të tija.”
Teksa në Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ish-kryedemokrati Basha tha po ashtu se distancohet nga çdo sjellje dhune apo banalitete, ndërsa komentonte incidentet e ndodhura pas mbledhjes së Kryesisë.
“E kam treguar me vepra që di të vendos interesin e demokratëve mbi timin. Do ta tregoj vendimin tim së shpejti,” tha Basha.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse me rikthimin e tij, PD tashmë po ndahet në tre pjesë. Lulzim Basha tha se ka qenë gjithnjë prezent. Po ashtu, ai hodhi poshtë zërat se nuk ka marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.
“Këtu kam qenë. Kam bërë një hap pas nga detyra e kreut të partisë,” shtoia ai.