Do të kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në “Besa trans” Shkup
Deri sa zgjat hetimi, nuk mund të dimë në cilin moment dhe sa herë autobusi i aksidentuar ka dalë jashtë shtetit dhe ka kryer transport të tillë, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kontrollimin e autobusit nga aksidenti në Bullgari në të cilin e humbën jetën 45 persona.
Ai sonte në konferencë për shtyp kumtoi se ka filluar procedura për marrjen e licencës për punë të “Besa trans”, sepse nga njohuritë e marra deri më tani transportuesi ka kryer transport ndërkombëtar pa certifikatë nga licenca për autobusin, ndërsa Qeveria në seancën e sotme e obligoi Inspektoratin shtetëror për transport të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.