Maqedoni

Djegia e 5 veturave në Shkup, në shuarjen e zjarrit intervenuan 4 makina zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës

Janë djegur 5 vetura të parkuara në afërsi të parkut të qytetit në Shkupit. Veturat ishin të parkuara në pjesën e poligonit të vjetër. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë katër makina zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit.

“Zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e automjeteve fqinje. Është shkaktuar vetëm dëm material”, shtoi ai.

Nga pamjet, shihet se 4 vetura janë djegur plotësisht, ndërsa vetura e pestë pjesërisht.

Në zjarr u përfshinë dy vetura të tipit Seat Leon, një Renault Clio, një Mercedes C dhe një Toyota Corolla.