Djali i funksionarit të lartë në MPB nuk i ndalon policisë
Në rrjetet sociale janë publikuar informacione se dy net më parë në Shkup një veturë e llojit Mercedes i është shmangur policisë duke mos respektuar urdhrin e tyre për ndalim. Siç raportohet në rrethana jo zyrtare, shoferi i makinës që nuk ka respektuar urdhrin e policisë ka qenë djali i një funksionari të lartë në MPB.
Ministria e Brendshme nuk ka një version zyrtar për rastin pasi i njëjti nuk është evidentuar në raportet policore. Vetura është ndaluar vetëm pas tejkalimit të tre pikave policore dhe ndjekjes për të paktën 10 minuta nga ekipi mobil i policisë.