KulturëMaqedoni

Dizejnatorja e modës Arbesa Abazi vjen me ekspozitën e parë inspiruar nga perlat dhe mjellmat e Ohrit

Dizejnatorja e njohur nga Shkupi, Arbesa Abazi, të premten në ora 20.00 do të hapë solemnisht ekspozitën e saj të parë.
Në këtë ekspozitë, që do të prezantohet në Teatrin Popullor Maqedonas, ajo do të prezantojë kreacione të motivuara nga perlat dhe mjellmat e Ohrit.

“Liqeni i Ohrit është një perlë e vërtetë natyrore evropiane, kurse perlat dhe mjellmat e këtij liqeni janë një motivacion i pashterrur për kreacionet e mia. Ftoj edhe dizejnatorë tjerë të eksplorojnë këto motivacione gjatë punës së tyre”, thotë dizernatorja Arbesa Abazi në deklaratën e saj për portalin Lideri.mk.

Abazi ka kryer shkollën e dizejnimit tek dizejnatori ynë me famë evropiane, Izet Curri. Ajo fton artëdashësit që në numër sa më të madh të prezantojnë në hapjen e ekspozitës, duke premtuar edhe shumë ekspozita në të ardhmen. (Lideri.mk)