Maqedoni

“Ditët janë në pyetje”:Mexhiti ka një lajm të mirë për qytetarët që udhëtojnë nga Maqedonia në Kosovë!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se së shpejti do të nisë funksionimi i sistemit “one stop shop” në pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Mexhiti thotë se grupet e punës në të dy shtete po punojnë në sinkronizimin e sistemeve.

“Dmth punohet, ditët janë në pyetje. Dy grupet punuese të R. Kosovës dhe RMV-së po punojnë në detajet e fundit. Sinkronizim të programeve, dhe jo vetëm në “Bllacë”, edhe në “Jazhincë”, “Tabanoc” së shpejti do të implementimet projekti one stop shop, që do të jetë lehtësim për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, deklaroi mes tjerash Mexhiti./tv21.tv