Maqedoni

Dita Botërore për Siguri në Punë. U shënuan 150 fatkeqësi në punë e 15 me fatalitet

Rritet numri i fatkeqësive në vendin e punës. Kryesojnë  bujqësia, sektori i ndërtimtarisë dhe industria e rëndë. Vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 150 fatkeqësi gjatë punës prej të cilave 15 kanë qenë fatale.

Vendet e punës më shumë ngjasojnë si fusha minuese dhe shum pak ka kujdes për sigurinë e punëtorëve thonë nga shoqta e punëtorëve.

“E vërteta është se këto shifra jan shum më të mëdha dhe flasin vetëm për një ët vërtetë të hidhur se në RMV humbet jeta në vendin e punës.” – tha  Millan Petkovski nga Shoqata për Siguri dhe Mbrojtje në punë.

Në vendet e punës evidentohet  diskriminim  i natyrave të ndryshme si dhe  shkilen të drejtat e njeriut thonë sindikalistët.

“Në vend se të shpenzohet bruto prodhimi vendor dhe shuma të mëdha të jipen për tu sanuar problemet gjysma e të hollave të jipen që puntorët të ndjehen të sigurt  në vendet e tyre të punës.” – deklaroi  Kryetari i LSM-së, Bllagoja Rallpovski.

Shoqata maqedonase për siguri në punë  me rastin e Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, me mbështetjen e Komunës së Aerodromit  kompanive Knauf Radika AD nga Dibra, Komfi Angel nga Prilepi dhe partneri social Konfederata e Sindikatave të  lira të Maqedonisë, në komunën e Aerodromit do të mbjellin 15 pemë, për nder të po aq punëtorëve që kanë humbur jetën  në vendin e punës gjatë vitit 2023 në vend.