Distancohet dega e BDI-së në Studeniçan: Qëndrimet individuale nuk janë qëndrim i degës, është keqpërdorim!
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ejup Abazi janë distancuar nga letrat ose porositë që publikohen nga persona të caktuar në emër të degës dhe me logo të partisë.
Në një reagim në emër të degës kanë informuar se Dega e BDI – së Studeniçan ka mbajtur mbledhje dhe shumica e anëtarëve kanë shprehur qëndrimin se debati duhet të zhvillohet dhe pakënaqësitë duhet të shprehen në organet e partisë.
Reagimi i plotë:
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim Studeniçan distancohet nga çfarëdo lloji i postimit dhe publikimit që bëhet nën emrin BDI Dega Studeniçan. Sa u takon ngjarjeve brendapartiake për të cilat opinioni i gjerë është i informuar, Dega e BDI – së Studeniçan ka mbajtur mbledhje dhe shumica e anëtarëve kanë shprehur qëndrimin se debati duhet të zhvillohet dhe pakënaqësitë duhet të shprehen në organet e partisë. Njëkohësishtë Ju njoftojmë se faqe e vetme në facebook që administrohet nga persona të autorizuar nga kryesia e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim është faqja me emrin “Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Studeniçan”. Shkrimet që bëhen nën emrin e degës së BDI – së Studeniçan paraqesin qëndrime individuale të personave apo grupeve të caktuara dhe njëherazi janë keqpërdorim i emrit dhe emblemës së partisë. Andaj ne si kryesi e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – Studeniçan, për publikimet e tilla nuk mbajmë asnjë përgjegjësi qoftë morale apo penale!