BOTA

Diskutime për armëpushim në Gaza, Blinken: Hamasi, e vetmja pengesë për armëpushimin

Po zhvillohen diskutime në Egjipt mes përfaqesve të të dyja vendeve,ku do të vijojnë negociatat për një marrëveshje. Zyrtarët e Hamasit kërkuan siguri. Ndërsa ndërmjetësit egjiptianë thanë se Izraeli dhe SHBA-të, janë të përkushtuar për të arritur një armëpushim.
Në Kajro mer pjesë edhe një delegacion nga Katari për të qenë pjesë e bisedimeve. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Hamasit të pranojë ofertën e Izraelit për armëpushim, duke e konsideruar atë si tepër “bujare”.
“Në këtë moment, gjëja më e mirë që mund të ndodhë do të ishte, që marrëveshja që është në tryezë që po shqyrtohet, të përmbushet, të ketë një armëpushim, lirimin e pengjeve, mundësia e rritjes së vërtetë të ndihmës humanitare për njerëzit që kanë aq shumë nevojë për të. Ne presim të marrin një “PO” si përgjigje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Dhe realiteti në këtë moment është e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe një armëpushim është Hamasi. Presim të shohim se çfarë do të bëjnë ata”, u shpreh sekretari i shtetit i SHBA-së Antony Blinken.
Hamasi: Ndaloni agresionin! Jemi për armpushim
Zyrtarët e lartë të Hamasit, janë të gatshëm për paqe, por kanë kërkuar garanci nga Izraeli se do të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës në rast të një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite.
“Ndërsa theksojmë frymën pozitive me të cilën u përgjigj lidershipi i lëvizjes kur studioi propozimin e armëpushimit që mori së fundmi, ne po shkojmë në Kajro me të njëjtën frymë për të arritur një marrëveshje.Ne Hamasi dhe forcat e rezistencës palestineze jemi të vendosur për të arritur një marrëveshje që përmbush kërkesat e popullit tonë për një ndërprerje të plotë të agresionit, tërheqjen e forcave pushtuese, kthimin e të zhvendosurve, lehtësim dhe rindërtim dhe një shkëmbim serioz  marreveshje”, thuhet në kumtesen e Hamasit.
Ndërkohë qe në tryez zhvillohen bisedime për paqe. Izraeli ka vazhduar bombadrimet mbi Rripin e Gazës. Të paktën 32 palestinezë janë vrarë gjatë ditës dhe 41 të tjerë janë plagosur, shumicA e tyre janë gra dhe fëmijë, njofton Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Duke shpërfillur një vendim të përkohshëm të GJND-së, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 34.654 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë. Thirrjet globale për një armëpushim janë rritur ndërsa lufta ka hyrë në muajin e saj të shtatë.