Maqedoni

Disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështir për qasje, informoi sot komandanti i njësitit të zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski. Autoritetet presin që zjarri në pjesën e maleve të shuhet me helikopter, transmeton Alsat. Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në “Kokinski doll”, në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht.

Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë.

“Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll, informoi Ilievski.

Mbrëm ka pasur zjarre në Pukovsko, pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe Opae.