Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Hamburg të Gjermanisë
Disa persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë.
Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.
Sipas disa raportimeve të mediave, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.
Rreth orës 21:00 iu dërgua vendasve një paralajmërim federal për një ose më shumë të panjohur që qëlluan mbi njerëzit në një kishë.
Banorëve aty pranë iu është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim. /Telegrafi/