Maqedoni

Diplomoi për gazetari në Maqedoni, bankier i suksesshëm në Amerikë

Goran Llallov ka diplomuar për gazetari në Shkup, por ka disa vite që punon në njërën prej bankave kryesore në SHBA. Por cila është arsyeja pse ka vendosur të largohet nga Maqedonia? Për dashuri jo, e jo aq edhe për arsye ekzistenciale, fillon Llallov.

“Arsyet për largimin tim nga Maqedonia ishin të ndryshme, por gjithsesi se ambienti shoqëror, ekonomik dhe politik ishte faktor vendimtar”, tha Goran Llallov.

Reklame

Nuk është i vogël numri i atyre së “i bënë gati valixhet” për shkak të sistemit të vlerave, i cili ndryshon nga viti në vit. Siç thotë Gorani, atje arsimi formal nuk ka rëndësi kaq të madhe si te ne, por më me rëndësi është efikasiteti.

“Sipas bindjes sime, të dyja vendet kanë edhe përparësi dhe mangësi. Përshtypja ime është se njohuritë praktike, efikasiteti dhe motivimi po vlerësohen më shumë se diploma dhe njohuria më e gjerë. Kjo ka edhe anë të mira, edhe të këqija. Shoqëria amerikane është konsumatore, në plot kuptimin e fjalës. Kapitalizmi dikton një ritëm jashtëzakonisht të fortë, kryerje të më shumë obligimeve në të njëjtën kohë, pa e humbur fokusin në asnjërën prej tyre. Mirësjellja me komponentë të integruar fitimi në të gjitha nivelet e komunikimit të punës, tejkalimi i pritjeve në punë, rezultatet e larta të anketave të klientëve, janë vetëm disa nga parimet e punës në të gjitha organizatat”, theksoi Goran Llallov.

Por si e ndjejnë amerikanët krizën covid? Për dallim nga vendi ynë, në Amerikë çmimi i patundshmërive bie, thotë ai, duke shtuar se atje shërbimet shëndetësore, arsimi dhe ushqimi bio janë luks.

“Po, edhe atë në masë më të madhe se në Maqedoni. Shumë njerëz kujtuan krizën e dekadës së kaluar kur shumë amerikanë mbetën pa punë, kurse çmimet e pronës së patundshme u ulën në mënyrë drastike. Por, pavarësisht shpresave të investitorëve të rinj, kjo tani nuk është ashtu, me përjashtim të normave të interesit. Atë që e shoh unë çdo ditë në pjesën e zbatimit të modeleve të reja të punës së bankave nga fillimi i pandemisë, është se të gjithë janë riorientuar drejt “e-benking” dhe kuletave digjitale si mënyrë kryesore për kryerje të transaksioneve“, pohoi Goran Llallov.

I pyetur nëse do të kthehej në Maqedoni, Gorani tha se po të ndodhte kjo, atëherë me siguri do të punonte në ndonjë kompani amerikane. Në ndërkohë Llallovi po shijon Karaibet, Ishujt e Virgjër, Tajms Skver, Uashingtonin, Oregonin, Porto Rikon, Las Vegasin, Nevadën, Kanjonin e Madh dhe shumë destinacione të tjera tërheqëse. Sido që të jetë, jeta e Goranit është një histori e suksesshme nga Maqedonia, e cila deri në vitin e kaluar është zhvilluar në Las Vegas, kurse tani vazhdon në Uashington.