Maqedoni

Diplomati amerikan Xhejms O`Brajan mbërrin në Shkup

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka pritur diplomatin amerikan Xhejms O`Brajan – Shefin e Departamentit për koordinimin e sanksioneve pranë DASH-it dhe Ndihmës Sekretar Shtetëror për Evropë dhe Euroazi, njofton KlanM.

Diplomati amerikan Xhejms O`Brajan është pjesë e delegacionit të partnerëve strategjik të vendit që do të marrin pjesë në takimin e liderëve kushtuar Planit për rritje të KE-së për Ballkanin Perëndimor, nikoqir I të cilës është Qeveria e RMV-së.

“Në vigjilje të takimit të liderëve kushtuar Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, RMV-ja ka nderin t`i lidh gjithë pjesëmarrësit, delegacionet e vendeve të rajonit dhe me këtë tregon përkushtimin serioz drejt integrimit euroatlantik, zhvillimit dhe prosperitetit të vendit dhe rajonit” – përcjell KlanM komunikatën e Sekretariatit për Çështje Evropiane./KlanMacedonia