Diona e vogël është diagnostifikuar me leukemi, familja kërkon ndihmë: Ju lutemi shpërndajeni, ta shohin shqiptarët anembanë botës!
Dionna është diagnostifikuar me leuçemi, kërkohet ndihmë për shërimin e saj
Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Dionna Toma është një vogëlushe që po përballet me një sprovë të madhe që nga nëntori 2023.
Dionna është diagnostikuar me leuçemi, një sëmundje e rëndë që kërkon trajtim të gjatë dhe intensiv. Përballja me një diagnozë të tillë është e vështirë për çdo njeri, por për një fëmijë të vogël, kjo sfidë bëhet akoma më e madhe.
Trajtimi i leuçemisë është një proces i gjatë dhe i vështirë, që përfshin seanca të shumta kemoterapie, testime dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Prindërit e Dionnes qëndrojnë në çdo moment pranë saj duke e mbështetur dhe duke bërë gjithçka të mundshme për të siguruar që ajo të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm.
Por seancat e kimioterapisë janë tepër të kushtueshme dhe tani ata nuk munden t’i përballojnë më financiarisht.
Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku çdo kush që ka mundësi mund të kontribuojë aq sa mundet.
KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR
Apeli i familjarëve:
Pershendetje Ju lutem Eshte kusherira ime e vogel qe ne nentor
Eshte neper spitalet e amerikes e diagnostikuar me semndje te keqe leucemia. Ka bere deri tani 18 kimeo. Por jo me rezultat por tani i duhet 1 terapi intensive per tja larguat te keqen por kushton shume..
Ju lutem a e postoni ta shikojn shqiptaret anembane botes ti japim 1 dore Zoti ju rujt