June 26, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Dimitrievski thirret për pyetje në Prokurori: Presionet intensifikohen, por nuk jam i dekurajuar

Kandidati për president nga radhët e lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë, që të paraqitet në objektin e Prokurorisë në cilësinë e të akuzuarit për veprën penale të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor.  Por, Dimitrievski në postimin në Fejsbuk informon se ka pranuar  ftesën nga Prokuroria, por ai thotë se e priste që presioni të intensifikohej, por shton se veprime të tilla nuk do ta dekurajojnë. Ndërsa gjatë fushatës, Dimitrievski ka thënë se ka besuar dhe vazhdon të besojë se pa drejtësi nuk ka paqe, prandaj edhe ka qenë pjesë e protestave nën këtë moto.
“Kam luftuar me moton “Pa drejtësi, nuk ka paqe”, dëshirojmë të ndërtojmë shoqëri të drejtë për të gjithë. Kam besuar në moton “Pa drejtësi, nuk ka paqe” dhe, edhe sot e kësaj dite besoj. Edhe fjala e dhënë për mua është fjalë që duhet mbajtur, këtë në Kumanovë më së miri e dinë. Atë që e premtojmë, e realizojmë. Ne shumë dallojmë, kur thonë jemi të njëjtë, ju them se nuk jemi të njëjtë. Ne dallojmë edhe nga njëra, edhe nga pala tjetër. Më pyesin kush do të fitojë në këto zgjedhje. E di vetëm një punë, LSDM-ja dhe kjo udhëheqësi do të humbë në mënyrë katastrofike.”, – deklaroi kandidati për president i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski.
Por, Dimitrievski është i bindur se megjithatë do të ketë drejtësi, dhe paqe, ndërsa profesionistët e paanshëm do të kenë një shans për të ndërtuar një sistem shtetëror ligjor dhe funksional. Ai beson se ashtu si në Kumanovë, për pushtetin lokal edhe në nivel shteti do të arrijë të del fitues ndaj LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së./TVM2