Maqedoni

Dimitrievski: Nuk kam negociuar për koalicione të mundshme me subjekte tjera politike

Kryetari i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se asnjë përfaqësues i kësaj lëvizjeje nuk ka zhvilluar negociata për koalicione të mundshme me subjekte tjera politike.

Dimitrievski tha se do të priten rezultatet zgjedhore dhe se organet partiake do të marrin vendimin për hapat e

“Fatkeqësisht ne shtrimë dorën për udhëheqësinë e LSDM-së me disa kërkesa dhe ata nuk e tejkaluan veten duke mbrojtur interesat e tyre personale. S`kemi biseduar as me OBRM-PDUKM-në, e as me subjekte tjera politike në vend” – tha Dimitrievski.

I pyetur nëse do ta mbështesin Siljanovskën e OBRM-PDUKM-së, Dimitrievski tha se qëndrimi i tij personal është se nuk do ta përsëris gabimin që ka bërë në zgjedhjet e kaluara presidenciale duke votuar për Stevo Pendarovskin, duke u bërë thirrje bashkëpartiakëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre, sic tha, të zgjidhet presidenti me qëllim që të shmanget kriza politike.

“Asnjëherë nuk jam prononcuar ndryshe nga ajo që kam thënë në konferencë për shtyp. Qëndrimi im është i qartë. Kërkova falje që mbështeta Pendarovskin në mandatin e kaluar. Për anëtarët e “Znam”, konform demokracisë partiake u bëj thirrje që qytetarët të votojnë sipas bindjeve personale”, tha Dimitrievski.

Maksim Dimitrievski në zgjedhjet e 8 majit pret që Lëvizja “ZNAM” ta përsëris rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, duke synuar për rritje të numrit të votuesve.