Dimitrievski i drejtohet Ahmetit: Përderisa ekziston maqedonasi i fundit, Maqedonia do të ekzistojë
Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski mbrëmë në TV Sitel ka komentuar përurimin e kullës përkujtimore të luftëtarëve të rënë të UÇK-së në Sllupçan.
Sipas tij, partia BDI në zgjedhjet e fundit parlamentare u deklarua si parti e gjelbër dhe e reformuar me politika të reja që do të ndërtojnë marrëdhënie të mira ndëretnike, klimë pozitive dhe zbutje të situatës, sot ajo sërish në të njëjtën dritë, shumë të ngjashme me vitin 2001.
“E kam thënë disa herë se ajo parti ende udhëhiqet dhe qeveriset nga Reçica e Vogël. Për sa kohë që është kështu, mendoj se po shkojmë në drejtimin e gabuar. Por zotit Ahmeti mund t’i them se sa të ekzistojë Maqedonasi i fundit në këtë vend dhe qytetarët që e duan vendin në tërësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo çfarëdo tjetër, Maqedonia do të ekzistojë ashtu siç ka ekzistuar gjithmonë”, tha Dimitrievski.