Maqedoni

Dimitrievski flet për problemin me LSDM-në: Jam i dëshpëruar, shihemi më 17 tetor!

Pasi LSDM vendosi ta përjashtojë nga partia kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, ai dorëzoi kandidaturë të pavarur për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Ai gjithashtu sot ka reaguar ndaj vendimit që u mor mbrëmë vonë nga kryesia qendrore, të cilët vendosën ta përjashtojnë tërësisht nga partia por Maksim Dimitrievski nuk dorëzohet dhe ende është me bindje në LSDM, informon Zhurnal.

Ai e mbështetë partinë edhe krahas siç thotë ai, manipulimeve të fshehta që u bënë ndaj tij.

“Jamë thellësisht i dëshpëruar dhe më vjen keq për këtë vendim shvercer, në mesnatë të disa individëve të LSDM-së sime. Madje edhe ky vendim nuk është legjitim, sepse nuk është sipas statutit të LSDM-së.

Vendimi për përjashtimin tim së pari sillen në seancë të bordit eksekutiv, e më pas në seancë të kryesisë qendrore të partisë. Informatat e mia thonë se këto seanca nuk janë mbajtur fare. Formalisht unë ende jam një anëtar i LSDM-së. Nebuloza se vet jam përjashtuar nuk e komentoj. Por, sido që të jetë, kjo tregon për kapacitetin demokratik në parti dhe e konfirmon qëndrimin tim që e kam thënë edhe më herët, se LSDM është uzurpuar nga disa persona të cilët me intriga dhe manipulime shkaktojnë dëshpërim të madh dhe dëm tek anëtarësia, simpatizuesit dhe mbështetësit, dhe duan që Kumanovën ta shndërrojnë në pashallëk. Kumanovarët nuk do ta lejojnë këtë”, shprehet Dimitrievski në reagimin e tij.

Ai shton se me bindje ende është LSDM dhe këtë nuk guxon askush t’ia mohojë ndërsa më 17 tetor, siç shprehet ai, qytetarët do ta dëshmojnë se kush kujt i’a ka kthyer shpinën, informon Zhurnal.

“Unë me bindje jam socialdemokrat, me ide të qartë dhe precize socialdemokrate. Askush nuk guxon të ma marë këtë. Kumanova është qytet revolucionar dhe më 17 tetor kumanovarët do ta tregojnë mosbindjen e tyre, duke dërguar mesazh të fuqishëm se kush kujt i’a ka kthyer shpinën”, thuhet në qëndrimin e Dimitrievskit.//Zhurnal.mk