Digjitalizimi rruga më e lehtë për luftimin e korrupsionit!
Digjitalizimi si mjet transformimi në tërësi dhe mjet mbrojtës nga korrupsioni është zgjidhja ideale për shërbime të sigurta, të shpejta, të sakta dhe pa “ryshfet”. Nuk ka më dhurata në zarfe apo kafe të pa bluar për nxjerrjen e një çeritifikate të lidnjes. Shërbimet administrative janë gjëja për të cilën kanë nevojë të gjithë qytetarë, nëse këtu ka ngecje qytetarët enden prej sporteleve në sportele i bie që përjetojnë një maltretim torturues për të cilin nuk janë të obliguar. Çështja tjetër, nxjerrja e dokumenteve personale e kërkesave të tjera kryhen në kohë rekorde, shkruan Zhurnal.
Strategji e re për digjitalizim, Andonovski: Lehtësime për qytetarët
Zhvillimi i infrastrukturës digjitale, avancimi i shkathtësive digjitale të qytetarëve, modernizimi i shërbimeve publike dhe mbështetja e bizneseve në transformimin digjital, janë shtyllat kryesore të Strategjisë Nacionale për Zhvillimin Informatiko-komunikues dhe Telekomunikues, e cila do të hartohet në periudhën në vijim.
Në lidhje me atë nëse Strategjia do t’i detyrojë institucionet t’i këmbejnë informatat dhe dokumentet në vend që qytetarët të enden nëpër sportele, ministri Stefan Andonovski thekson se kjo do të parashikohet, megjithatë momentalisht është e pamundur.
“Por ajo për momentin është e pamundur pasi që nuk keni fillimisht Platformë për Interoperabilitet të cilën e shfrytëzojnë të gjitha institucionet. Kemi platformë, e shfrytëzojnë më pak se 30 institucione, janë të kyçura më pak se 60 institucione që është humbje për shtetin pasi që ajo platformë është e pranishme tanimë 11 vite në Maqedoni. Dhe elementi i dytë është që të duan institucionet proceset e brendshme t’i digjitalizojnë që do të thotë, ndryshim të rregullativës ligjore, akteve nënligjore dhe shfrytëzim të veglave digjitale”, tha Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital, për Alsat.
Maqedonia e Veriut së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zotuar t’i përmbushin parimet e Agjendës Digjitale – një iniciativë e BE-së që ka për qëllim që qytetarët e rajonit të përfitojnë nga transformimi digjital dhe që duhet të modernizojnë administratën publike, të zvogëlojë ekonominë gri dhe korrupsionin, si dhe të rrisin transparencën.
Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni –
Analiza e e-shërbimeve komunale e zbatuar nga ana e fondacionit Metamorfozis tregon se po rriten pritjet dhe kërkesat nga njësitë e vetqeverisjes lokale dhe se qytetarët në thelb kërkojnë shërbime elektronike të cilat do të mundësojnë kryerje më të lehtë të shërbimeve, ndërsa do ta ulë ekspozimin e tyre në korrupsion.
Në prezantimin e Analizës ishte theksuar se mungon qasje strategjike drejt digjitalizimit të shërbimeve lokale.
“Shërbimet po modernizohen dhe kjo e bën jetën më të lehtë për qytetarët, por ajo që konkludojmë është se në nivel kombëtar, zbatohet disi agjenda digjitale, por në nivel lokal nevojiten përpjekje më të mëdha, ky transformim digjital është i rëndësishëm për ne sepse hulumtimet dhe praktikat tregojnë se përmes këtij lloj transformimi zvogëlohet ekonomia gri dhe korrupsioni, ndërsa rrjedhimisht rritet transparenca e institucioneve”, tha drejtoresha e programit në Metamorfozis, Dançe Danilovska Bajdevska.
Ajo theksoi se për nevojën e madhe të avancimit të digjitalizimit edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, është shembulli i dhënies së dokumenteve personale.
“Problemi me dhënien e dokumenteve personale është vetëm shembull i cili e vërteton indikacionet tona të vazhdueshme ndaj institucioneve se nevojitet zhvillim strategjik, juridik dhe administrativ në zbatimin e agjendës digjitale, domethënë digjitalizimi është i domosdoshëm”, përfundoi Danillovska Bajdevska.
Sipas saj në analizat shqetësuese ishte ajo që edhe pse është vërejtur përmirësim i vogël në e-shërbime, qytetarët megjithatë nuk janë të kënaqur nga ajo që u ofrohet nga komunat.
Ajo informoi se gjatë përgatitjes së analizës së shërbimeve komunale ishin analizuar nga aspekti i tre kategorive edhe atë transparencë dhe llogaridhënie, komunikim dhe miratim, leje dhe shërbime të tjera.
Nga hulumtimi dalin disa rekomandime, në nivel lokal Janevski thotë se është i nevojshëm grumbullim i mendimit dhe i propozimeve të qytetarëve për zhvillim të e-shërbimeve të reja komunale dhe zhvillim të shërbimeve të reja të ardhshme të unifikuara – të dedikuara për të gjitha komunat. Përderisa në nivel qendror nga analiza del se është e nevojshme përgatitje e strategjisë dhe plan veprimi për e-shërbime komunale dhe trajnime intensive të administratës komunale për arritje të aftësive digjitale.
Viti që lamë pas karakterizohej për rajonin si vit i kërcënimeve të shpeshta e të shumta për bomba, edhe pse të gjitha deri më tani për fat të mirë ishin alarme të rrejshme. Alarmet e rrejshme për shpërthimin e bombave ishin prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, po ashtu alarme të tilla ka pasur edhe në Kroaci.
Kjo nënkupton që cak i sulmeve të tilla është i përfshirë i tërë rajoni dhe jo vetëm një shtet, në këtë mënyrë kërcënohet siguria në këtë rajon. Në Maqedoninë e Veriut alarmet e tilla ishin bërë pothuajse përditshmëri e zakonshme, që nuk kishte javë që nuk dëgjoheshin alarme të tilla në lokacione të ndryshme, caqe kryesore qendrat tregtare, qendra e qytetit, shkolla, e vende të tjera që kryesisht janë të frekuentuara me qytetarë.
Dhe, nga kjo situatë nxënësit ishin ato që dëmtoheshin më së shumti, sepse në të njëjtën kohë edhe ishin të rrezikuar edhe humbnin mësimin. Përpos kësaj, kur kemi të bëjmë me kërcënim rutinor kjo shkakton edhe presion dhe ngarkesë psikike. Por, e gjithë kjo dramë pse nuk po përfundonte në kohë më të shpejt, sepse ishte paaftësia e shtetit në shprehje që të zbuloheshin këta autorë që përgatisin këto alarme të rrejshme, që ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet nga vinin këto alarme.