Maqedoni

Dietologët: Agjërimi përmirëson gjendjen shëndetësore

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, nga personat me gjendje të mirë shëndetësore sjellë përfitime të shumta në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor, si menaxhimi i peshës trupore, ruajtja e një metabolizmi të ekuilibruar dhe kontroll më i mirë i niveleve të sheqerit në gjak. Por Dietologia Valbona Kadriu këshillon të mbahet llogari që organizmi të mos dehidrojë.

“Në këtë javë zakonisht trupi vecmë i ka shpenzuar ato energjitë ose rezervrat e glukogjenit dhe ka filluar të përdorë yndyrnat ose rezervat e yndyrnave dhe trupi ka nevojë për pak më shumë ujë dhe është ajo faza më kritike dmth prej ditës së 7 deri në 13 është faza kritike ku ne rrezikojmë të dehidrojmë dmth para se të fillojmë të konsumojmë të gjitha ato ushqime është mirë të pijmë dy gota ujë dhe të fillojmë të hidratohemi gjatë gjithë mbrëmjes sepse vrapojmë pas ushqimit në njëfarë mënyre dhe harrojmë hidratimin e trupit sepse duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme nga iftari deri në syfyr ,dhe jo të pimë 3-4 gota ujë në syfyr sepse uji që pihet përnjëherë eliminohet përnjëherë”, u shpreh dietologja Valbona Kadriu.

Dietologët, kujdes me ushqimin dhe rrezikun e dehidrimit

Kadriu potencon se duhet të kemi kujdes edhe me sasinë e ushqimit dhe kaloritë e tepruara.

“Duhet të kemi kujdes në atë aspekt që ti lëmë trupit të pastrohet dhe mos të marrim shumë ushqime ,të yndyrshme me shumë sheqer ose shumë të përpunuara .Nëse janë perime ose drithëra psh patate të jenë të ziera dhe jo të skuqura ose dhe perimet e njejta vlen ,ndryshe janë perimet e ziera në avull ku gjithë nutrimentet kanë ngelur në to ,ndërsa kur janë të skuqura temperaturat e larta mbi 180 gradë Celsius dijnë ti shkatërrojnë vitaminat dhe ne kur I marrim në organizëm nuk është që kanë efekt pastaj,pasi që vec janë të shkatëruara para se ti amrrim ato perime në organizëm kurse kur janë të ziera në avull kanë ruajtur sasinë maksimale të vitaminave dhe mineraleve”, theksoi Kadriu për TVM2.

Teologët theksojnë se në bazë të rregullave fetare ramazani është obligim për personat e moshës madhore të cilët nuk kanë problem shëndetësore ,ndërsa ata të cilët marrin terapi sidomos për sëmundjet kronike para se ta vendosin të agjërojnë duhet të konsultohen me mjekun.