Dibrani të cilin Jugosllavia e survejoi deri në Amerikë (Foto)
YLBER PILKU ATDHETAR NGA DIBRA !
Dhe, rrëfimi mbi jetën dhe historinë e tij vazhdon që kur ende ishte i ri, u përball me stuhi e rrëmete jete… ! Ai eci rrugës krenar dhe me edukatën që e kishte, kulturën e popullit dhe rracës që i takon…Sot, i till dhe krenar me dinjitet hapëron në shtigjet e Amerrikës me zemër bujare dhe fisnike bashkë me bashkëshorten e tij znj. Vjollca, e cilanjashtu i rri përkrah.
Dhe, i tillë është dibrani Ylber Pilku, me shumë shokë, me shumë dashamirë. Në diaspor ai ka një respect të veçantë!
Ylber Pilku me bashkëshorten Vjollca Pilku, musafirë te kryetari i Nju Jorkut, Erik Adams
Gjatë vizitës në Çegran, rrëfimet e tija burërore, do i mbaj mend si rrëfime të gjata, nga të cilat mund të kuptohet se ky njeri, sot, ka çfarë t’u shton faqeve të fatumit shqiptar dhe histories në emigracion. Jeta e tij, atje në Çikago, ka nuancat dhe tonet e veta, të qeta dhe të ëmbla…Por edhe e djeg malli për Dibrën heroike, për dibranët që njihen për nga tradita e tyre e bukur dhe e trashëguar në shekuj brez pas brezi. Ylberi flet me një nostalgji të veçantë dhe shikimet i hedh lartë nga sukat e Sharrit…Ai u sprovua me jetën, edhe me njerëzit, sidomos me vitet që gjendet në merridianet e Amerrikës. I lidhur ngushtë për kauzën kombëtare dhe në interes të Kombit vepron edhe sot për mirëvajtje jetike dhe prosporiteti shqiptar edhe në Kos0ovë, Shqipëri dhe Maqedoni ku jetojnë kombi ynë.
Takimi me Ylberin mbet në kujtimet e mia për të rrëfyer edhe mbi preokupimet e tija si atdhetar dhe për hallet e mërgimtarëve që e brengosin andej Oqeanit.
ZIKRI META VEPRIMTAR I DEVOTSHËM
“ … Linda ne fshatin Mislodezhd te Struges 1968 u largova per ne mergim ne Itali se pari e pash flamurin shqiptar ne Romë Më pas, disa muajsh, kalova ne Amerik ne New York mbasi erdha ne Amerikë gjeta banes ne NY, ku komshi e kisha bab Tairin nga Kerrnaja icili ishte nji veprimtar dhe patriot imadh ne vitin 1972 ai dergoe te shpernaim panfleta bashk menji mikun tim.Sabit Bytyqi ne Wrc ne NY shpernashim pamphlets per kosoven isha cdo her never takime dhe festa kombetare pas disa vitesh u formua Fondi i perbashket shqiptar, isha perkrasi dhe dhash shum kontribut per formimin e fish un jam edhe piktor ne sullen e madhe te fish i.fotografova te gjith.portretet e rilindjes kombetare aty kur erdh per visit baca Adem Demaqi u maniht kur pa kta.portrete , ai tha ktu ku qendroin varur rilindasit e kombit shqiptar, gjuha shqipe dhe dashurija per atdhe nuk humben asnjierë. Kam shkruajt me dozen time gjith PlayStation per demostratat qe mbaeshin ne Washington Kam Marr pjes ne cdo demostrat ne Washington jam kryetar i Levizjes per Shqiperi et5nike të bashkuar dhe antar i Bordit executiv te Liges qytetare Shqiptare Americane dhe shum aktiv per çeshtjen tonë kombetare… !”- do të thotë me krenari prej atdhetari Zikri Meta, I cili u përball me stuhi e uragane jete, por edhe e sfidoi ordinë e zatyre të cilët e spiunonin dhesurvejonin për intereset e UDB-së.
Zikri Meta në paradën shqiptare në Nju Jork
Rrëfimet për veprimtarinë e tij në vijën e kauzës kombëtare janë të gjata, dhe sit ë tillë Udba she spiunët e shikonin si njeri të “rrezikshëm” për shtetin komunist jugosllav, andaj as në Amerikë ku ai vajti, survejimet nuk kishin të ndalur. Spiunët e kishin informua udbn edhe për kontaktet e Zikriut me Mentor Çokun në Romë të Italisë ku kishte pas disa kontakte gjatë kalimit Ipër në SHBA.
ILAZ KADRIU I KËRÇOVËS NË ÇIKAGO !
(Ilaz Kadriu si i ri, me ratin e 28 nëntorit 1971 ngriti flamurin kombëtar shqiptar në Sërbicën e tij basshkë me patriotin Ramazan Bekteshin dhe UDB-a me shifin e saj në Kërçovë Jovan Gjorgjievskin i ndiqte këmba këmbës ).
Udb-a, përherë ka qenë e interesuar dhe ka punuar që t’i ketë në grusht të gjithë shqiptarët, të cilët jetonin në trojet e tyre në ish-Jugosllavi…
Prof. Ilaz Kadriu
Përherë kam pasur dëshirë të bëj një analizë për veprimtarinë e bashkatdhetarëve tanë në mërgim. Ndaj nisa të shkruaj e të hedh në letër, ashtu thjesht, sipas gjykimit e arsyetimit tim, disa nga ato aktivitete e veprimtari, që i kemi bërë në vite e vite… por që ndiqeshim e spiunoheshim nga udbashët!!!
I veçantë ishte edhe rasti i veprimtarit Ilaz Kadriut nga Serbica e Kërçovës:
,, Kam filluar veprimtarinë, që nga vitet e gjashtëdhjeta, në vendlindje, në kohën e regjimit të ish-Jugosllavisë dhe për ta vazhduar më tej këtu në Paris të Francës, ashtu si e kam thënë dhe në shkrime të tjera, me krenari rrëfen Ilaz Kadriu nga Serbica e Kërçovës duke rradhit në vazhdimësi konfligtet me vite që ka pas me udbashët antishqiptar Jovan Gjorgjievskin ,,Jovçe,, ( kryeshef UDB-së në Kërëovës), të cilat ngjarje i dija edhe unë, të mësuara nga raportet që udbashët bashkë me Bexhet Bexhetin shkruanin në raportet zyrtare kundër Ilaz Kadriut nga vitet 1971-75. Dhe vite e vite më pas kur ai gjendej në megrim.
Më tej Ilaz Kadriu pas vajtjes në Amerrikë, gjeti një fushëveprim më të hapur, nga ajo që kisha në vendlindje dhe në Paris, më shumë liri, për të vepruar e për ta vazhduar aktivitetin e tij në analet e kauzës dhe veprimtarisë pa ndërprerje, për çështjen kombëtare…
,,Por kur bashkëkombësit e mi e kuptuan, se me çfarë veprimtarie merrresha unë, në atë kohë, shumë prej tyre, nuk më afroheshin, dhe disa ndoshta kishin ,,jarani,, me Jovanin…!? Dhe më konsideronin, si një veprimtari me „rreziqe“… kishin frikë… të kyçeshin në çështjen “shqiptaro-amerrikane” …mendonin se dëmtoheshin po të binin në sy të spiunëve shqipfolës, të cilët i shërbenin shkjaut serbosllav?! Kjo ishte e vërtetë, sepse i maltretonin e i mundonin mërgimtarët, duke i sorollatur nëpër zyrat e udbashëve shqipfolës e shkja, sa here që shkonin në vendlindje për pushime, si në verë apo në dimër. Shumë nga ata i merrrnin ende pa u parë e pa u përshëndetur me fëmijët dhe të afërmit.-rrëfen Ilaz Kadriu me një seriozitet në fytyrë.
Udbashët sa herë që e thirrnin në biseda informative e pyesnin… – me kë rri..?! – me kë shoqërohesh..!? – cilin e ke më afër..?! – me kë takohesh…!?
,, Më pyesnin në imtësira, duke qenë të sigurt, se më provokonin, bënin pyetje të kryqëzuara me qëllim që të bija në kurthet e tyre. Dhe qëdrroja forte duke mos cekur asnjë emër të ndonjë emigrant shqiptar rreth të cilëve ata interesoheshin të grumbullonin informacione!- sqarron I. Kadriu.
Udba, përherë ka qenë e interesuar dhe ka punuar, që t’i ketë në grusht, të gjithë shqiptarët, të cilët jetonin në trojet e veta në ish-Jugosllavi! Madje sidomos emigrantët shqiptar andej Oqeanit.
Ajo i ka përcjellë veprimtaritë e disporës shqiptare në mënyrën më intensive, duke ju kushtuar shumë-shumë rëndësi.
,, Madje mund të them, që bashkëvendasët e mi kërçovarë, kanë qenë të ndjekur pothuajse kokë për kokë nga udbashë dhe personat e tyre të angazhuar!!!… I tërë fshati im Sërbicë shpesh janë marrë në pyetje si ata brenda ashtu dhe ata jashtë në Perëndim dhe Amerrikë, sa herë që kanë shkuar në pushime, dhe janë torturuar psikikisht dhe fizikisht!!! Shumë nga bashkëfshatarët e mi kanë kaluar nëpër dorën e torturave të milicisë të udbashëve dhe të shërbëtorëve të tyre shqipfolës!… I kanë maltretuar anëtarët e familjes sime, sa herë që kanë dyshuar…sa herë që kanë dashur…! Shumë shqiptarëve amerrikanë nga Serbica Jovani dhe Bexhet Bexheti ua kanë marrë pasaportat dhe i kanë kushtëzuar. Disda prej tyre kanë dhënë me dhjetra mija dollar që t’ua këthenin pasaportat.
Disa prej tyre i kanë munduar aq shumë, sa që i çonin herë në stacionin e milicisë në Kërçovë e herë në zyrat e udbs në Shkup. Të gjitha këto janë bërë nga «njerëzit tanë» me dashje a pa dashje, me dhunë a për qejf… duke shkuar dhe vullnetarisht, për të dëshmuar, duke dhënë informata madje edhe të rrejshme!!!
,,Trimit mos ia hani hakun,-thotë një proverb shqiptare… Kjo vlenë edhe për Ilaz Kadriun , atdhetarin i cili u bëri ballë shumë stuhive që frynin në shtigjet e Ballkanit…
Ilaz Kadriu ecën rrugës së kauzës kombëtare dhe të drejtë fetare vite me rradhë, duke kontribuar me shpirt human edhe në Kryesinë e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerrikane në Çikago..!!!
KOS-i DHE UDBA JUGOSLLAVE !
Fragment i shkëputur nga Rregullorja e veprimtarisësecrete të UDB-së:
(Tajna praćenja i prisluškivanja, plasiranje informacija i dezinformacija, ekzekucije državnih neprijatelja u zemlji i inozemstvu, sve su to epiteti Uprave državne bezbjednosti (UDBA) koja je nadzirala i kontrolirala građane u bivšoj Jugoslaviji, ali i iseljenike radi očuvanja tadašnjeg državnog poretka…
To su sve propise koji su omugućili rad UDBA-e i KOS-a od 1944. do 1966 g. i kasnije poslije pada Rankobviqa, UDB-a kao SDB ).
***
Shkrimi për figurën e ndritur të Rexhep Zajazit
Tahir Zajazi
“ I dashuri Nafi, shkurt dhe shqip, shkrimi i perkushtuar nga njeriu I duhur per mikun e duhur e ka arritur maksimumin e qellimit te pritur. Ke prek ne palcen e Rexhep Zajazit te vertete. Kjo nuk diskutohet. Ndersa shtesa nen preteksin P.S. me preku ne emocione. E ndjeva si te ishte sot brenga morale e xha Rexhepit ndaj familjes tende. Ne nje rast me mori edhe mua me vehte ne banesen perball Shkolles “Liria” ne Shkup. U ndjeva keq kur vereja se si Zonja e jote, me kalamaj perth, madje ne pashprese, e perlotur priste perkrahjen e xha Rexhepit, te cilit me te drejt i besonte. Kam kenaqesine qe si hero I Rexhep Zajazit, u fute ne historine kreshnike te tij. Perqafime familjare!“))
***
… Të shkruajsh për figurën e Rexhep Zajazit, nuk është lehtë, sepse duhet shkruar në aspektin shumë dimensional. Ai ishte burrë trim, i guximshëm dhe shumë fisnik. Ishte njeri i këngës që e interpretonte me melosin specifik dhe tipik kërçovarë, të cilat rrallë kush mund t’i kë ndonte me stilin dhe nuansat e tija specifike, të cilat edhe sot mbeten të regjistruara dhe të pa harruara , të ngërthyera me karakteristika të veçanata .
Rexhep Zajazin , doajenin e melosit kërçovarë, e kam njohur që kur isha si Normalist në „Zef Lush Marku“ në Shkup, dhe si i ri bashkëpunoja me gazetën „Rilindja“ , „Zërin e rinisë“, „Bota e Re“ etj. Dhe në një artikull me titull „Si të ruhej folklorit shqiptarë në Maqedoni “ botuar në „Rilindjen“ e vitit 1967, ku edhe përmendi emrin e Rexhep Zajazit dhe elementet e melosit dhe të këngës kërçovare . Kënga e tij dëgjiohej me të madhe në valët e Radio Shkupit dhe Radio Prishtinës. Ato interpretoheshin me një prirje të kultivuar. Kënga e tij aq melodike dhe specifike për mënyrën e të kënduarit, bënin jehonë në të gjitha trojet etnike shqiptare, sepse ato dëgjoheshin pos tjerash edhe në Radiot lokale të komunave.
Rexhep Zajazi, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike , të këngës dhe melosit kërçovarë jo vetëm në trevën ku lindi, por në gjithë trojet shqiptare në këtë cep të Ballkanit . Për emrin dhe të kënduarit e këtij njeriu do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të kërçovarëve, por edhe më gjërë, si doajeni i këngës dhe melosit që dinte vetëm ai ta interpretonte. Këndoi ai, edhe bashkë me djemt e tij me epitetin „Trio Zajazi“, dhe nga të cilët më vonë u inspiruan shumë këngëtarë të rinjë si Vëllezërit Dervishi, Bexhet Jagodini etj.
Më pas, disa herë këtë figurë me karakteristika burrërie e takova në lokalet e RTV Shkupit kur , xha Rexhepi, siç e thirrja unë nga respekti, i veshur si një kreshnik me veshje popullore të anëve të Kërçovës, me tirrqi me gajtan, xhemadan të qendisur me sumlla ari dhe në qafë mbante çevren ngjyrë qershije dhe të qendisur me lule plotë ngjyra. Ishte burrë trim dhe i guximit, bile edhe këngët që i këndonte plotë uzdajë e hare, reflektonte dritë dhe entuazëm…
Nga ky njeri mësova shumë gjëra për këngën, melosin, folklorin dhe tradiën kërçovare !
Pastaj, gjersa unë si zyrtarë i Shërbimit (SDB), jetoja në Shkup, Xha Rexhep Zajazin shpesh e kisha edhe mysafir në banesën time. Tanimë edhe rrugët na ishin bashkuar, rrugët e besimit… Bisedonim për shumë gjëra, për fatin e shqiptarit, për kauzën kombëtare dhe patriotike. Ai ishte me plotë besim ndaj meje kur trajtonim tema të tilla, edhepse e dinte se unë isha zyrtar i UDB-së. Por, mes nesh, egzistonte besimi dhe respekti, sepe edhe unë i kisha rrëfyer në besim gjëra nga dosja e tij personale që e kishte formuluar UDB dhe aty me një pedantësi ishin vendos raporte, referate dhe dokumente të tjera nga veprimtaria e ndjekjes, përcjelljes dhe survejimit nga agjentura jugosllave, dosje e cila ishte e formuluar që në kohën e Rankoviqit, nga personi ( zyrtar i lartë i SJB, me emrin R. Bll.), i cili ishte vendas i tij nga Kërçova dhe gjendej në kulmin e karrierës së tij në Shërbimin publik të Maqedonisë.. Por dosia personale e xha Rexhep Zajazit , të cilën më së shumti nga kureshtja, e lexova disa herë: ishte formuluar në baza të smirës dhe inatit, me motive politike. Për këtë e njohtova Rexhep Zajazin, duke e pyetur se çfarë problemi ka pas ose ende ka me UDB. Ai i habitur më shikoj drejtë në sy dhe tha:
„Miku im Nafi, unë asnjë problem nuk kam pas me shtetin e Jugosllavisë, por kjo që më thua, ndoshta egziston punë nga ndjellakëqinjët hakmarrës dhe mund të jetë dosie e formuluar nga njeriu injorant R. Bll me të cilin ka vite e vite nuk jemi në marrëdhënie të mira. Sepse unë me këtë person që nga vitet e para pas Luftës kam pas disa përplasje dhe antagonizma të natyrës së interesit kombëtarë dhe asgjë tjetër personale.-, tha gjatë bisedës ai…
Të them sinqerisht, fund e krye i besoja xha Rexhep Zajazit, sepse ishte njeri i cili e fliste vetëm të vërtetën. Madje edhe nga fakti, nga e gjithë ajo që kisha lexuar në ( DL – dosje za lice) dosja personale, kuptova se doajeni i këngës kërçovare, fati e kishte ndihmuar që kishte shpëtuar nga burgu, ose më mirë të them: nga Goli Otoku! Sepse R.Bll. si njeri kapricioz dhe trendencioz, në raportet që kishte bërë dhe gjenden në dosjern e evidentuar me nr. të veçantë, shprehte një xhelozi të kotë , duke arritur në saje të funksionit që ka pas në UDB, raportet e tij ishin të formuluara me të dhëna mashtruesem dhe shpifëse, për të njollos personalitetin e xha Rexhepit.
„Unë kam pas preokupim çështjen shqiptare, zhvillimin e kulturës, arsimit, këngës, folklorit shqiptar, sepse shqiptar jam. Personi në fjalë bëri karierë në Organet e mbredëshme në saje të intrigave dhe mashtrimeve ndaj shqiptarëve. Por, mos harrojmë se edhe sot kemi në Kërçovë persona që ecin gjurmëve të tija antishqiptare. Si i till R.Bll. u ngrit në gradë-, rrëfen xha Rexhep Zajazi, me një seriozitet në fytyrë dhe pamje burri të guximshëm, me mustaqe të zeza që figurës së tij i jepnin veti dhe karakteristika serioze të shqiptarit trim, me një trup të ngjeshur sikur të ishte një atlet.
Biografia e Rexhep Zajazit ishte e shkëlqyer, përballë atyre që ishin të shkruara dhe të trilluara në dosien personale që ia mbante UDB-a nga deklaratat e keqbërësve, përçfarë kam shkruar në pika të shkurtëra në disa nga librat e mia, si dhe nga disa shkrime më vonë botuar në disa portale dhe gazeta të ndryshme, sepse ishte dhe mbeti figurë e merituar dhe trimit nuk duhet ti hahet haku!.. Historia e tij si arsimdashësh dhe atdhetarë i vërtetë ishte ngushtë i lidhur me këngën dhe interpretimin e melosit kërçovarë që rrezaton dritë si rreze dielli.
Rexhep Zajazi me anëtarët e grupit “Trio Zajazi”
Prandaj, po them se, pasi më ftoi Shaban Dalipi, i cili tha se po përgatisin një monografi për „Trio Zajazin „ dhe të shkruaja ca rreshta personalisht se si e njoha burrin kreshnik të këngës kërçovare, Rezhep Zajazin, vendosa me shumë dëshirë dhe krenarti, sepse i tillë ishte burri me mustaqe të zeza, të cilin e njoha gjatë viteve të rinisë sime, madje shumë gjëra dhe preokupime të çështjes shqiptare na lidhën edhe më tepër dhe gjithë jetën sa ishte gjallë mbetëm miq të ngushtë. Rexhep Zajazi, shikuar edhe nga aspekti i karakterit të tij burrëror kurrë nuk e tradhtoi kombin e vet, duke i mbetur vigjilent dhe besnik çështjes kombëtare , me synim të ruhet e të ngrihet lartë dinjiteti dhe krenariea e kombit. I tillë mbeti gjer në fund sa ishte gjallë …
Me këtë rast dua të cek se, pas disa vitesh pas largimit tim nga rradhët e SDB dhe arratisjes sime në Amerikë, xha Rexhepit ia lash amanet të ishte i kujdesshëm nga bandat udbashiane edhe kur ecte trotoarëve të Shkupit, ta kuptonte seriozishte se ku e vënte këmbën, njerëzit që i takon dhe bisedat që bën, ti shikonte gjërat seriozisht, sepse edhe nga shkaku i kontakteve që kishte me vite me mua, UDB-a do ta përcjellte këmba- këmbës, sidomos të ruhej nga udbashët Jovan Georgievski „Jovës“ , shovinisti antishqiptar Nikolla Ilievski „Kole“ kryeshef i sektorit të II, i cili kishte një fytyrë derri, masha të cilit ishin Bexhet Bexheti „Lepri“ , Sllave Vasovski „bombashi“ etj.. Sepse, ata do të organizonin dhe angazhonin rrjete informatorësh, persona nga më të ndryshmit ose si qytetarë të zakonshëm, të zhytur e subversivë, që ti hakmerreshin, duke e survejuar e spiunuar sistematikisht, nga shkaku përse para disa vitesh, nuk ia arritën qëllimitqë ta infiltronin të kishte kintakte e disa nga krerët e emigracionit në Çikago, kur unë e këshillova se gjatë bisedave informative kur e thirrnin në zyrat e SDB, mos u jepte fare të dhëna nga ato që u interesonte udbashëve. Nga kjo, ata ishin tepër të zemruar, dhe kishin bërë plane që ta regjistronin si objektiv në kategorinë PPR ( Predmet vo predhodna rabota) si „tepër i rrëzikshëm“ ndaj shtetit dhe sistemit komunist jugosllav dhe në saje të burimeve paralele të angazhuar i pregatitej arrestimi… E ndihmova aq sa mundesha me aq sa kisha në dijeni! Jam krenar që arrita t’ua prishja planet sekrete të UDB-së.
Dhe, të gjitha ato plane ogurzi u mbetën të dështuara .
Në fund fare, duhet të theksoj se xha Rexhep Zajazi ishte njeri i drejtë, serioz dhe trim, me përvojë të madhe dhe i denjë ndaj këngës dhe jetës, i cili la pas vetes pishtarë të arsimit si Prof Tahir Zajazi dhe vëllezërit e tij, la shumë këngë të kënduara (dhe të pakënduara ),.. Këngë të bukura të melosit specifik kërçovarë ku me përpikëri i këndohet dufit rinor, dashurisë dhe jetës me nuanca të realitetit njerëzor, të interpretuara me mjeshtri dhe me ndjesi të madhe, në çdo këngë shprehte esencën e shpirtit kërçovar, me krenarinë e shqiptarit, me forcën epiko-lirike të përshkruara fatet e dashurisë dhe jetës njerëzore të nxjerra me motive të kësaj natyre nga vetë historia e vendit të tij… !
P.s.
Por, e kam për borxh që të theksoj se pas këthimit tim nga Amerika, pas arrestimit dhe rrëmbimit tim nga oficerët e KOS-it dhe UDB-së të ish Jugosllavisë, deportimit tim në kazamatën e tmerrshme të Zenicës ku me akuza të rrejshme dhe proces të inskenuar më 1981 mbeta i dënuar me vite… Kjo gjë shumë e kishte brengos xha Rexhep Zajazin, i cili ato vite të frikshme, nuk kishte ndejt indeferent, por kishte vepruar si trim, në mbrojtjen e familjes sime, duke u bërë mburojë tunxhitare në mbrojtjen e fëmijve të mi, të cilët kishin mbetur në rrugëkryqet e Shkupit, të përbuzur dhe të fyer nga zollumqarët, spiunët e pashpirt dhe të mallkuar të UDB-së famkeqe.
Perëndia e shpërbleftë me parajsë në botën e amshimit !
(Shkruan: Nafi Çegrani)