Diaspora në Amerikë humbi një aktivist të palodhur, ndërroi jetë Zymer Balidemaj
Është ndarë nga jeta në moshë 62 vjeçare ZYMER (ALI) BALIDEMAJ (9 Prill 1960 – 3 Maj 2022), aktivist i palodhur i diasporës shqiptare në SHBA nga familja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Balidemaj.
Ai ishte pjesëmarrës në aktivitetet kulturore e kombëtare në Nju Jork dhe qytete tjera në SHBA, kurse kontribuoi edhe për vendlindjen e tij në Mal të Zi.
Varrimi i të ndierit bëhet ne vendlindje, për detaje rreth kohës se varrimit do ju njoftojmë me kohë.
I ndjeri la pas vete në pikëllim bashkëshorten Miliha, vajzat Vjollca, Iliriana dhe Ermonela, vëllezërit Demë, Bajram e Rexhep Alidemaj, motrën Fatimen me familjet e tyre, por edhe miqtë dhe shoqërinë.
Redaksia e Faqes “Lideri.mk” familjes Balidemaj i shprehim ngushellimet me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre.